Në zyret e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Drejtoresha Albana Demiri, bashkë me zyrtaren për fëmijë me nevoja të veçanta, Liridona Kosumi, pritën në takim ekipën vlerësuese për fëmijët me nevoja të veçanta.
Drejtoresha Demiri tha se u garanton mbështetje më të madhe në ngritjen e kapaciteteve të vlerësimit psikopedagogjik, si dhe sigurim të ofrimit të shërbimeve më të mira, kushte dhe mjete profesionale, me qëllim të vetëm zhvillimin sa më të mirë të fëmijëve me nevoja të veçanta. /2LONLINE/