DYLON

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim Shefin e Njësisë për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Vassilis Maragos

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim Shefin e Njësisë për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Vassilis Maragos
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga Nënkryetarja Saranda Bogujevci dhe Shefi i kabinetit Ilir Kërçeli, ka pritur sot në takim një delegacion nga Bashkimi Evropian, kryesuar nga Vassilis Maragos, Shef i Njësisë për Kosovë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.

Kryetari Konjufca vlerësoi marrëdhëniet e mira midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës, teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen që BE i ka dhënë legjislativit me fonde dhe projekte të ndryshme zhvillimore që nga paslufta.

EkoHigjiena

Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë ndërtuar tashmë një traditë të mirë bashkëpunimi, si rezultat i të cilit janë shënuar shumë arritje në fushën e demokracisë sonë parlamentare, theksoi Kryetari Konjufca, duke shpalosur progresin e arritur, sfidat dhe prioritetet e legjislativit.

Shefi i Njësisë për Kosovë, Maragos shprehu gatishmërinë e BE-së për vazhdimin e mbështetjes së institucioneve të Kosovës, përfshirë edhe Kuvendin, në reformat e planifikuara që lidhen me integrimin në BE dhe anëtarësimin në organizata të tjera ndërkombëtare.

Kryetari i Kuvendit dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian u pajtuan për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në funksion të miratimit të ligjeve sa më cilësore dhe në pajtueshmëri të plotë me standardet e BE-së.

Pjesë e takimit të sotëm ishin edhe përfaqësuesit e lartë të BE-së në Kosovë, Johannes Madsen Stenbaek, Alessandro Bianciardi, Annemarie Douwes dhe Nicola Scaramuzzo. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.