Shkruan: Sami ARIFI
Të funksionojë drejtësia juridikisht (de jure) dhe të zbatohet praktikisht (de fakto) do të thotë të forcohet shteti dhe të ketë jetëgjatësi të shëndetshme…
Një proverbë popullore tregohet për arin e gjetur për pronarin që shet tokën e tij dhe për blerësin e asaj toke. Blerësi i tokës pas ca muajve gjen sasi mjaft të madhe ari në tokë dhe e njofton shitësin e asaj toke për gjetjen e arit dhe i thotë që ta merr arin sepse unë, thotë ai, e kam blerë tokën dhe jo arin, shitësi i asaj are (toke) thotë jo unë të kam shitë tokë dhe pasi ju e keni gjet arin në tokë ty të takon ari i gjetur, pra, kontesti ishte ai merre ti arin, ai merre ti. Që të dytë kontestin e paraqitën në gjykatë për ta ndarë drejtësinë, sepse nuk donin ta merrnin arin e gjetur asnjëra palë.
Dytë pranë gjykatës edhe blerësi edhe shitësi thanë le ta merr shteti në fondin e vetë, por gjykatësi u përgjigj shteti ka bollë ari mbi të gjitha ka drejtësinë, ari juve ju takon përgjysmë, në mes tjerash citon gjykatësi urojë të keni dy të rijnë nga familjet e juaja me gjini të kundërta për martesë, nëse ata të rinj janë të pëlqimit të martohen në mes vete pasi që dytë rrjedhin prej familjeve aq fisnike, kështu, do të krijohet miqësi me jetëgjatësi të shëndetshme. Me dëshirën e dy të rinjve të atyre dy familjeve u krijua miqësia dhe nga shteti i mirëfilltë u nda edhe drejtësia (proverb popullore cituar nga Mexhid Azeni fsh Sllatinë e Epërme-Viti), kështu funksionon një shtet modern me njerëz të edukuar me zgjim kombëtar.
Drejtësia krijon forcën e shtetit, unitetin e popullit dhe mirëqenien e banorëve që jetojnë në atë shtet. Prandaj, për të funksionuar shteti me jetëgjatësi të shëndetshme patjetër duhet të funksionoj forca e drejtësisë së shtetit që do të lehtëson mirëqenien e banorëve të tij… /2LONLINE/