DYLON

Është realizuar Ushtrimi Fushor “Arrow 02”

Është realizuar Ushtrimi Fushor “Arrow 02”
Avatar photo Redaksia

Regjimenti i Tretë i Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Arrow 02”, qëllimi i realizimit ishte validimi i skuadrave të Kompanisë A të Regjimentit të tretë, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Skuadrat janë testuar gjatë ushtrimin në aftësitë dhe kapacitetet e tyre në Operacionet Mbrojtëse, Operacionet Sulmuese, Operacionet e Stabilitetit dhe Drillet e Betejës, ku dhe pas përfundimit të ushtrimit kanë përmbushur të gjitha kriteret për validimin e tyre.

EkoHigjiena

Forca e Sigurisë së Kosovës me aktivitetet e saj, trajnimet dhe stërvitjet si brenda dhe jashtë vendit, po dëshmon se është e gatshme dhe përgatitur për të reaguar bazuar në misionin e saj, në të mirë të paqes dhe sigurisë ku do që kërkohet, thuhet në njoftimin e FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.