DYLON

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 31.07.2023 rreth orës 03:10 ka pranuar informacion se në një kafiteri në fshatin Dobërqan komuna e Gjilanit dyshohet se njëri nga të pranishmit ka ekspozuar një armë zjarri.

Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit ku kanë lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar nga i cili është konfiskuar një (1) armë zjarri e llojit Ekol special e kalibrit 9 mm. dhe një (1) karikator si dëshmi për gjykatën. I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

EkoHigjiena

Për rastin është njoftuar prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rasti vazhdon të hetohet, njofton policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.