Në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u dorëzua medikamenti Surfaktant- donacion nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Organizata Ndërkombëtare “AmeriCares”.
Sasia e donacionit me medikamentin Surfakant “Survanta” është gjithsej 220 shishe në vlerë prej 84 mijë e 260 dollarë.
Kjo sasi njëkohësisht mbulon nevojën vjetore të furnzimit me këtë medikament jetëshpëtues, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE.com/