Gjilani ka tani edhe një doktor shkence. Enver Sadiku ka mbrojtur temën e doktoratës në fushën e Historisë (doktor i shkencave humane!), në Universitetin shtetëror të Shkupit. E kësaj të arriture iu është gëzuar edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, që ka qenë edhe nxënës i tij.
“Lajm i mirë që qytetit tonë iu shtua edhe një doktor shkence në fushën e Historisë. Prof. Dr. Enver Sadiku, bënë pjesë ndër kontributdhënësit më të mëdhenj të fushës së arsimit, nga i cili dolën shumë gjenerata të arta”, ka thënë Ismajli.
Ai shtoi se zhvillimit të shkencës, e në veçanti, qytetit të Gjilanit, i duhen doajen të dijës, siç është prof. Dr. Enver Sadiku, i cili asnjëherë nuk pushoi së investuari ngritjes së gjeneratave, dhe kontributit të pashoq në gazetari.
“Si ish nxënës i prof. Dr. Enver Sadikut, ndjehem i nderuar dhe mjaft i gëzuar, që profesori në fjalë, arriti ta përfundojë një epokë shumë të rëndësishme jetësore. Urime titulli i nderuari prof. Dr. Enver Sadiku. Sukseset të ndjekshin përgjatë gjithë jetës. Jemi shumë të vlerësuar për këtë arritje tuajën”, është shprehur nënkryetari Ismajli. /2LONLINE.com/