DYLON

“N’Rrot Fest” po vjen, edicioni i ri sjell befasi

“N’Rrot Fest” po vjen, edicioni i ri sjell befasi
Avatar photo Elife Sherifi

Festivali i përvjetshëm, “N’Rrot Fest” së shpejti do të rikthehet për artdashësit gjilanas. Në katër vjetorin e realizimit të këtij festivali pritet të performojnë DJ të njohur, njofton 2LONLINE.COM.

E vecanta e këtij festivali është se performancat e muzikës elektronike pritet të mbahen përmes platformave online në  Livestream, kjo për shkak të kushteve dhe situatës që ka krijuar pandemia botërore Covid 19.

Ideatori i këtij projekti, Albert Fazliu njofton se janë në implementim e sipër, projekt qe është në përgatitje dhe përshkak të mos rrezikimit të shëndetit publik, organizatorët kanë menduar t’u ikin tubimeve publike.

EkoHigjiena

Përgjatë këtij transmetimi do të ketë edhe surpriza të tjera që organizatorët i kanë menduar dhe befasitë nuk do të mungojnë.

Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, respektivisht Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa atë e përkrahën edhe bizneset gjilanase si: Palma, F&GDaki, Jetoni Keramika, SL Automobile AG./2LONLINE.COM/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.