DYLON

Haziri ngushëllon familjen Kastrati me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Sinan Kastrati

Haziri ngushëllon familjen Kastrati me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Sinan Kastrati
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Sinan Kastrati, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Kastrati. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Kastrati,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit në Gjilan, Sinan Kastrati.

EkoHigjiena

Ai më nuk do të jetë fizikisht në mesin tonë, por do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në arsim, duke nxjerrë gjenerata që sot janë profile të jashtëzakonshme.

Familje e nderuar Kastrati, kolegë, shokë e miq të mësuesit Sinan, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram. /2LONLINE.com/