Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.
Në magjistralen Gjilan-Prishtinē është ndaluar automjeti Audi me targa serbe e drejtuar nga një shtetas i Serbisë.
Gjatë kontrollit tē automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 264 kg.mjaltë pa asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janē sjellur nē mēnyrē tē kontrabanduar nga Serbia nē Kosovë .
Vlera e mallit sipas tregut ështē mbi 2500€, ndersa shmangja nga taksat eshte mbi 1000€.
Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë te Dheu i Bardhë.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganes së Kosovës. /2LONLINE/