DYLON

Njoftim për testim të riparimeve të kryera në FPU Velekincë dhe ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë

Njoftim për testim të riparimeve të kryera në FPU Velekincë dhe ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë
Avatar photo Redaksia

NJOFTIM PËR TESTIM TË RIPARIMEVE TË KRYERA NË FPU VELEKINCË DHE NDËRPRERJE TË PËRKOHSHME TË FURNIZIMIT ME UJË

Të nderuar konsumatorë,

EkoHigjiena

Sot gjatë ditës ekipet inxhinjerike së bashku me punëkryerësit do të kryejnë disa testime të paisjeve automatike të instaluara në FPU Velekincë.

Si rezultat i këtyre testimeve që do të kryhen, do të jetë e nevojshme të ndërpresim furnizimin me ujë në intervale të caktuara gjatë ditës dhe kjo do të ndikojë në ndërprerje të furnizimit të rregullt me ujë.

Pas çdo ndërprerje uji në rubinetët tuaja mund të jetë me ngjyrë, por kjo nuk duhet të ju shqetësojë pasi që pas rrjedhjës të një sasie të vogël gjendja do të normalizohet.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndërprerje të përkohshme, pasi investimet që po realizohen do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve për të gjithë konsumatorët.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Me respekt!

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan

0800 61 000

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.