“Në terminalin doganor të Vërmicës, oficerët tanë zbuluan mallra me afat të skaduar gjatë një kontrolli të detajuar. Produkte furrtarie, çamçakëzë, ëmbëlsira gomuara, biskota dhe erëza u identifikuan si të skaduara dhe u fshehën mes mallrave të rregullta”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Mbi 3000 paketime të konfiskuara! Subjekti importues u ndëshkua për shkeljet e tij.
“Dogana e Kosovës vazhdon të mbrojë qytetarët dhe tregun nga produktet e pasigurta”, thuhet në njoftim /2LONLINE/