DYLON

Paraqitje e jashtëzakonshme e Ansamblit “Gjilani”, në “Takimin e Madh të Anamoravës”

Paraqitje e jashtëzakonshme e Ansamblit “Gjilani”, në “Takimin e Madh të Anamoravës”
Avatar photo Redaksia

Lidhja Shqiptare në Botë dhe Gazeta e Alpeve, në “Sun Garden Events“ të Kompleksin Vali Ranch Resort & Congress Center, në Përlepnicë të Gjilanit, organizuan ngjarjen e vitit – “Takimi i Madh i Anamoravës“.

Si në shumë raste, në pjesën artistike, u shpërfaqë në mënyrë të shkëlqyeshme Ansambli i Këngëve dhe Valleve, AKV “Gjilani”, duke e bërë këtë ngjarje edhe më të veçantë e më madhështore.

EkoHigjiena

Përndryshe, kryetar i këtij Ansambli, Afrim Haziri në një prononcim për Portalin 2LONLINE, u shpreh se ndihet i nderuar që AKV “Gjilani” ishte pjesë e një ngjarje të tillë dhe ishte i kënaqur me paraqitjen për çka edhe u duartrokiten gjatë nga të pranishmit.

“Me kënaqësi njoftojmë pjesëmarrjen e ansamblit tonë në mbledhjen e Anamoravës, e cila u zhvillua në Vali Ranch në Gjilan. Ky tubim përfshiu grupe të ndryshme nga të gjitha pjesët e Anamoravës, si dhe mysafirë nga Shqipëria, Maqedonia dhe vende të tjera, duke e bërë ngjarjen një festë të vërtetë kulturore. Ishte një mundësi e shkëlqyer për ne, t’i ndanim traditat dhe vlerat tona me të pranishmit, të shkëmbenim përvoja dhe të forcojmë lidhjet tona. Pjesëmarrja e ansamblit tonë në këtë event të veçantë ishte një nder i madh dhe një kënaqësi e jashtëzakonshme për ne”, ka thënë Afrim Haziri.

Më posht keni videon e performancën së AKV “Gjilani” në këtë ngjarje.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.