Banorët e fshatit Dobërçan të Gjilanit, në pritjen madhështore që i kanë bërë sonte kryetarit Lutfi Haziri dhe kandidatëve për deputet nga radhët e LDK’së e kryeministrit Hoti, i dhanë ‘shuplakë’ kundër koalicionit të së keqes dhe Lëvizjes së Kuqe.
“Barometri i fitores sonë varet nga ajo se kah orientohet Dobërçani. Sonte e dëshmuat se koalicioni i së keqes dhe lëvizja e kuqe do të shkojnë në opozitë shumë të vogël. Ju falënderoj pafundësisht për këtë mbështetje”, u tha të pranishmëve kryetari, Lutfi Haziri.
“Ne kemi me luftu deri në fund me e çkapë shtetin prej atyre që e kanë kapur. Për ta arritur këtë qëllim, janë bërë bashkë rreth LDK’së truri i vendit, akademikë e profesorë dhe në këtë mënyrë do ta zhvillojmë Kosovën. Avdullah Hoti është njeriu që e çon vendin një hap përpara drejt zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit dhe integrimeve europiane”, shtoi Haziri, për të vazhduar duartrokitjet e mëdha të nikoqirëve.
Në fjalën e saj para të pranishmëve, kandidatja e LDK-së për deputete në Kuvendin e Republikës, Lirije Kajtazi, ka falënderuar Dobërçanin për përkrahjen e madhe, duke shprehur bindjen se banorët e këtij fshati do ta zgjedhin kryeministër Avdullah Hoti, e jo rivalët.
Kandidati Imet Rrahmani, është shprehur se rivalët nuk i duruan punët e mira të kësaj qeverie dhe e çuan vendin në zgejdhje, por tha se ky tubim është garancion për fitoren e madhe të LDK’së më 11 qershor.
Ndërsa, kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi, ka kërkuar përkushtim e angazhim të secilit për ta votuar listën e partisë së Ibrahim Rugovës sepse janë më të mirët.
Kandidati për deputet, Isa Agushi, ka deklaruar se LDK është parti shtetformuese, e jo koalicioni i territ. “Ata punojnë natën, në nëntokë, e ne punojmë ditën sipas ligjit”, pohoi ai.
Tubimin e kanë përshëndetur edhe kandidatët për deputet në Parlamentin e Republikës, Bajrush Ymer dhe Avdil Halimi, thuhet në komunikatën e LDK-së.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017