Në Sadovnë të Jerlive fillojnë punimet në ndërtimin e një ure që do t’ua lehtësojë qasjen fermerëve të pesë fshatrave në parcelat e bujqësore.
Në fshatin Sadovinë të Jerlive kanë filluar sot punimet në ndërtimin e një ure që do t’iu mundësoj qasjen më të lehtë fermerëve, në tokat bujqësore.
Në vendin ku po ndërtohet kjo urë pjesa më e madhe e parcelave të tokës janë pronë të banorëve të fshatrave Sadonivë të Jerlive, Sadovinë të Çerkezve, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme dhe Gërmovë.
Përndryshe ndërtimi i kësaj ure po bëhet falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë, konkretisht të Grupit Lokal të Veprimit-Vitia me Helvetas Swiss Intercooperation, projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) dhe MBPZHR-në.
Me rastin e fillimit të punimeve të pranishëm ishin përfaqësues të Grupit Lokal të Veprimit-Vitia, përfaqësues të Komunës së Vitisë por edhe banorë të disa fshatrave.