• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Opinion
  3. Dialog- apo i delegueshëm?!
Opinion

Dialog- apo i delegueshëm?!

by Redaksia 2LONLINE 15 Nëntor, 2018 3 min read
 Dialog- apo i delegueshëm?!

Hyrja e Kosovës në dialog, i cili apriori dhe formalisht nuk është i barabartë e bën të pamundur një dialog normal e në bazë të rregullave dhe parimeve të dialogut të pranuara botërisht.

Nga: Fatmir Arifi

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet shikuar në dy këndvështrime të cilat njëkohësisht mund të trajtohen edhe si faza të dialogut, ku vetëm përmbushja e fazës së parë mund të hapë rrugën e mëtejshme për te e dyta: formal e përmbajtjesor.

Sipas këndvështrimit formal, një dialog si rregull fillon nga pika zero që nënkupton parimin e barazisë së palëve. Në këtë rast kjo nuk ka ndodhur.

Së pari, Kosova ka pranuar të hyjë në dialog me Serbinë, pa e marrë mbi vete Serbia fajin kolektiv dhe pa kërkuar falje për gjenocidin dhe spastrimin etnik të kryer në Kosovë.

Së dyti, Kosova ka pranuar të hyjë në dialog me një entitet e cila palën e dialogut, në këtë rast Kosovën, nuk e njeh si shtet, subjekt të marrëdhënieve të së drejtës ndërkombëtare, madje ç’është më e keqja e konsideron atë si krahinë të saj jugore, të sanksionuar me aktin më të lartë normative të një shteti-kushtetutën.

Për t’u mos mjaftuar me kaq, ajo pengon në të gjitha mënyrat dhe me çdo kusht funksionimin normal të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur e sovran!

Dhunon sovranitetin e saj në vazhdimësi dhe së bashku me aleatet e veta, pengon njohjen e saj ndërkombëtare.

Hyrja e Kosovës në dialog, i cili apriori dhe formalisht nuk është i barabartë e bën të pamundur një dialog normal e në bazë të rregullave dhe parimeve të dialogut të pranuara botërisht.

Njëkohësisht, kjo shpërfaq papjekurinë politike dhe mungesën e mendësisë shtet-ndërtuese të autoriteteve udhëheqëse të Republikës së Kosovës.

Pozita formale e pabarabartë për të mos thënë inferiore, është parakusht që nuk nënvlerësohet dot gjatë parashikimit të rezultatit final të bisedimeve.

Gjërat për të cilat diskutohet në dialog, pra aspekti përmbajtjesor i dialogut është një nonsens i llojit të vet dhe një precedent mjaft i dëmshëm, madje i rrezikshëm për rajonin e më gjerë.

Vetë përmbajtja e dialogut vë në pikëpyetje shtetin e Kosovës, duke ia cenuar asaj komponentin bazë të shtetësisë, e që është sovraniteti dhe pavarësia.

Mes tjerash, propozimi i dalë nga ky dialog siç është krijimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë me kompetenca ekzekutive është në kundërshtim të plotë me parimet e të drejtës ndërkombëtare siç janë parimi i sovranitetit, i pavarësisë dhe parimin themelor kushtetues, atij të unitetit të pushtetit shtetëror.

Me një fjalë, dialogu, realisht është një emërtim pavend i imponimit të kushteve të Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për çështje të rregullimit shtetëror të saj të brendshëm.

Tags: dialog fatmir arifi Kosova kryesore Opinion Serbia
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Dhuntitë dhe veçantitë poetike të Rexhep Elmazit

25 Maj, 2022
Policia

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë

25 Maj, 2022
Nacionale

Delegacioni nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar

25 Maj, 2022
Gjilan

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kosova, shteti pa asnjë gazetë ditore

24 Maj, 2022

Policia e Kosovës: 1 mijë e 561 gjoba trafiku, 64 aksidente, prej tyre 24 me të lënduar

22 Maj, 2022

Kosova e penalizuar nga bashkësia ndërkombëtare!

22 Maj, 2022

Kosova mes shpresës dhe zhgënjimit!

20 Maj, 2022

G7 për Serbinë – luftë kundër dezinformatave mbi gjenocidin

19 Maj, 2022

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

18 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com