Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik i Komunës së Gjilanit, Enver Shabani mbajti takim pune me zyrtarët e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa,Drejtorisë për Kadastër dhe Ndërmarjes Publike “Tregu”.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi dhe fillimi i procedurave të bartjes së kompetencave menaxhuese për tregun dhe parkun në fshatin Zhegër tek Ndërmarja Publike “Tregu”.
Pas diskutimeve të shumta në mes Drejtorive dhe zyrtarëve të lartcekur vendosën t’i bashkërendisin të gjitha angazhimet që në një afat sa më të shkurtër të bëhet bartja e përgjegjësive menaxhuese te Ndërmarrja Publike “Tregu”. /2LONLINE/