DYLON

Gjilan: Aktivitete policore në komunikacionin  rrugor

Gjilan: Aktivitete policore në komunikacionin  rrugor
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale në Gjilan gjatë periudhës kohore: 01.03-31.03.2022   gjatë aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë  (7) komuna ndaj kundërvajtësve në komunikacionin rrugorë janë shqiptuar në total 5677 gjoba.

Këto gjoba kanë të bëjnë me kundërvajtjet: pa brez të sigurisë janë shqiptuar  711gjoba , për  tejkalim në vijë të plotë 51 gjoba, drejtimi i mjetit pa patentë shofer 145 gjoba, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit 82 gjoba, skadimi i afatit të regjistrimit 123 gjoba, përdorimi i telefonave mobil 323 gjoba, xhamat e errët 125 gjoba, drejtimi  nën ndikimin e alkoolit 5 gjoba dhe kundërvajtje tjera.

EkoHigjiena

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, fton qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm derisa vozitin mjetet e tyre të transportit. Gjithashtu inkurajojmë mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 , 038 50807590. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thuhet në komunikatën e Policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.