“Pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) rreth mundësisë së vërshimeve nga reshjet e shiut, Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim (DMSH) e Komunës së Gjilanit, që nga data 17 janar ka ndërmarrë masa në zvogëlimin e rrezikut, duke pastruar, zgjeruar dhe thelluar rreth 400-500m gjatësi të lumenjve në pesë pika të ndryshme”, kanë bërë me dije drejtues të DMSH-së.
Bejtullah Osmani, drejtor i DMSH-së ka bërë me dije se fillimisht kanë pastruar shtratin e lumit Stanishor në Rrugën “Abdullah Tahiri”, në hyrje të fshatit Malishevë, afër Qendrës së Shëndetit Mental në Gjilan dhe në një pikë në fshatin Livoq i Ulët, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“Fatmirësisht rajoni ynë nuk kishte reshje të intensitetit të lartë, por megjithatë ne si Komunë dhe si DMSH, jemi të përkushtuar që në vazhdimësi të bëjmë parandalimin dhe zvogëlimin e rrezikut, fillimisht në pikat më të rrezikuara dhe pastaj duke vazhduar deri te ato me rrezik më të ulët”, ka thënë drejtori Osmani.
Ai shtoi se nuk do të ndalen deri në përmbushjen e objektivit kryesor, parandalimin dhe zvogëlimin e rrezikut për jetën dhe pronat e qytetarëve tanë. /2LONLINE/