• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Me presion nuk arrihet normalizimi

Redaksia 2LONLINE 20 Janar, 2023 5 min
 Me presion nuk arrihet normalizimi

Shkruan: ISMAJL KURTESHI

Me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ndërmjetësuesit, me qëllim të mbajtjes së Serbisë larg Rusisë, bënë presion mbi udhëheqësit e Republikës së Kosovës, që të bëjnë kompromise të dëmshme për Kosovën, që nga fillimi i negociatave, në vitin 2006 në Vjenë e më vonë edhe në Bruksel, por ato kompromise nuk e ndihmuan as  normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe as largimin e Serbisë nga Rusia.

Kërkesa për Asociacion një etnik, në shtetin multietnik të Kosovës dhe shumë kërkesa të tjera të Serbisë që kanë për qëllim defunkcionalizimin e shtetit të Kosovës, e që u përkrahen nga ndërmjetësuesit, nuk kontribuojnë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

As toleranca në lidhje me pengimin e lëvizjes së lirë, me anë të barrikadave të organizuara nga Beogradi zyrtar. As kërkesa që të lejohet përdorimi i tabelave të  prodhuara në Serbi për automjetet e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si dhe kërkesa për organizimin e referendumit dhe zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë dhe shumë kërkesave të tjera të Serbisë, për të cilat u angazhuan edhe ndërmjetësuesit, e që ndonjëra u pranua nga ana e Kosovës nuk quan drejt normalizimit.

Prandaj, për t’i normalizuar marrëdhëniet në mes të dy shteteve të pavarura, Serbia duhet ta kuptojë se nuk mund të ketë normalizim në mes të dy shteteve pa trajtim të barabartë të njëra-tjetrës.

Prandaj, Serbia duhet ta pranojnë realitetin e krijuar tani e 23 vite  dhe të njëjtën gjë ta kërkojë nga qytetarët serbë të Kosovës, që po i mashtron që nga pas lufta.

Pra, Serbia duhet ta largoi nga Kushtetuta e saj nenin që Kosovën e paraqet si pjesë të Serbisë.

Serbia duhet të heqë dorë nga manipulimi i strukturave paralele  të kamufluara në institucionet e Kosovës, për realizimin e qëllimeve të saja politike.

Serbia duhet të ofrojë të drejta për komunitetin  shqiptar në Luginën e Preshevës, aq  sa kërkon për komunitetin serb në Kosovë. 

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë posedojnë argumente të mjaftueshme se Serbia e udhëhequr nga Vuqiqi nuk angazhohet për marrëveshje që i normalizon marrëdhëniet me Kosovën, për arsye se normalizimi nuk i shkon përshtati patronit të tij në Moskë, sepse Vuqiqi që kur ka hyrë në politik, ka qenë i udhëhequr nga filozofia politike e hegjemonizmit serbomadh, që historikisht ka qenë burim destabiliteti në Ballkan.

Vuqiqi bashkë me përkrahësit e politikës së tij, për arritjen e qëllimeve hegjemoniste serbomadhe, për më shumë se dy dekada e ka mashtruar  opinionin në Serbi për gjoja  kthimin e ushtrisë dhe milicisë serbe në Kosovë.

Prandaj, ndërmjetësuesit që janë të vetëdijshëm se normalizimi afatgjatë i marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë arrihet vetëm me njohje të ndërsjellë, duhet t’i ndihmojnë Vuqiqit dhe qytetarëve  të mashtruar të Serbisë ta ndërmarrin hapin që e liron Serbinë nga kjo barrë që po e pengon atë në realizimin e integrimit evropian që është interes i saj. Ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Sepse Kosova është e pavarur, e njohu ose jo Serbia.  /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Asociacioni dialogu Ismajl Kurteshi Kosova Opinion Serbia
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro

3 Shkurt, 2023

Përkrahje financiare për 15 studentë për projekte të digjitalizimit të komunës së Gjilanit

3 Shkurt, 2023

Na t’atëhershmit (Poezia që fitoi çmimin e dytë)

2 Shkurt, 2023

Ndahen certifikata për praktikantët që kryen programin Praktikë në Punë

2 Shkurt, 2023

Gjilan: Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

2 Shkurt, 2023

SC Gjilani mbyll bashkëpunimin me katër lojtarë

2 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com