/Drejtoria Komunale e Arsimit DKA – Gjilan /
“Shumica e sjelljes njerëzore mësohet në mënyrë vëzhguese duke modeluar të tjerët”-Albert Bandura
Lajmin po e nisim me këtë thënie nga Bandura, për ta kuptuar edhe më shumë rëndësinë e programit “Vlerësimi nga Kolegu”. Program ky i mbështetur nga Bashkimi Europian me mentorim nga eksperti për Arsim, z. Robert Blease.
Ky program zgjati rreth tetë muaj nga marrëveshja e bashkëpunimit mes KosEd dhe DKA-së, që nga implementimi i tij në shkollat tona, e deri sot ku i shpërndamë edhe certifikatat për 50 mësimdhënës të trajnuar.
Ky program do të sjellë metoda të reja në mësimdhënie, metoda kreative, e njëkohësisht do të zbehë metodat tradicionale të mësimdhënies.
Nga muaji shtator i vitit të ri akademik, ky program do të vazhdojë edhe për mësimdhenësit e tjerë dhe shkollat tjera, duke pëfshirë kështu një numër më të madh të pjesëmarrësve.
Ndërsa në vitet në vazhdim pretendohet të përfshihen të gjithë mësimdhënësit e komunës sonë. /2LONLINE/