DYLON

Takim mes Policisë së Gjilanit dhe Këshillit Lokal për Siguri Publike

Takim mes Policisë së Gjilanit dhe Këshillit Lokal për Siguri Publike
Avatar photo Redaksia

Sot me datën 18.06.2024, në ambientet e shkollës së fshatit Cernicë të komunës së Gjilanit, Komandanti i Stacionit Policor Gjilan Major Agim Lipovica së bashku me Njësitin Sektorial dhe të Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të detyrave dhe angazhimeve, kanë mbartur një takim me përfaqësuesit e Këshillit Lokal për Siguri Publike të fshatit Cërnicë. Në këtë takim pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues nga misioni i OSCE në Kosovë.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe diskutimi i çështjeve të sigurisë publike, identifikimi i sfidave aktuale dhe bashkëpunimi për zgjidhjen e tyre në mënyrë efektive.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi është zgjedhur edhe kryetari i ri i këtij këshilli dhe disa anëtarë të rinjë, pjesëtarë nga ky lokalitet.

Përfaqësuesit e këtij këshilli gjatë këtij takimi shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës për adresimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe angazhimit të Policisë për krijim të një ambient të qetë dhe sigurt për të gjithë. /2LONLINE/