“Kemi filluar furnizimin me makina pastrimi të avancuara në dy shkolla fillore, që ambientet e shkollës të jenë të pastërta dhe të freskëta. Tanimë nxënësit do të ndihen më mirë dhe më të shëndetshëm në ambiente me një higjienë më të lartë”, thuhet në njoftimin e drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan.
DKA, për këtë ka falënderuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. /2LONLINE/