DYLON

Vitia po shënon Ditën e Çlirimit

Vitia po shënon Ditën e Çlirimit
Avatar photo Redaksia

Me një seancë solemne të Kuvendit Komunal, kanë nisur sot aktivitetet për shënimin e 14 Qershorit- Ditës së Çlirimit të komunës së Vitisë.

Në këtë seancë, ku ishin të pranishëm këshilltarë e përfaqësues të institucioneve komunale e politike, përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familje të dëshmorëve, institucione fetare dhe qytetarë të tjerë.

EkoHigjiena

Në këtë seancë një fjalë rasti e mbajti kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi poshtu kanë folur edhe zëvendëskryetari i komunës, Hasan Aliu si dhe nga OVL-UÇK në Viti, Abdyl Bajrami.

Më pas janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve në Viti, për të përkujtuar dhe nderuar sakrificën e atyre që nuk kursyen as jetën për lirinë e këtij vendi, të cilën e gëzojmë ne sot.

Për nder të 14 Qershorit -Ditës së çlirimit të Komunës së Vitisë, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, në sheshin e qytetit pritet të mbahet po ashtu sot festivali për fëmijë “Hana”, si dhe një koncert festiv për të rritur, me të cilin edhe u përmbyllën aktivitetet për nderë të kësaj dite. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.