“…që të jemi më afër jush, të dëgjojmë hallet e shqetësimet tuaja, e gjithashtu idetë e mira e projektet që keni për arsim, këtë javë ju mirëpresim në takime…”, ka thënë Albana Demiri, drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan.
Ja postim i isaj në faqen zyrtare të DKA-së.
Të dashur qytetarë,
Duke marrë parasysh punët dhe angazhimet brenda Drejtorisë së Arsimit, nuk ishin të rregullta takimet me qytetarë! Ndërsa që të jemi më afër jush, të dëgjojmë hallet e shqetësimet tuaja, e gjithashtu idetë e mira e projektet që keni për arsim, këtë javë ju mirëpresim në takime!
Me datë 20.06.2024 (e enjte), nga ora 12:30-16:00!
Ju mirëpresim!
Me respekt,
Albana