DYLON

Ergys Kaçe bëhet futbollist i Gjilanit

Ergys Kaçe bëhet futbollist i Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtues të Sport Club Gjilani, kanë bërë me dije se kanë angazhuar në radhët e  saja futbollistit Ergys Kaçe.

SC Gjilani dhe mesfushori kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për një sezonë, me mundësi vazhdimi për një sezonë tjetër.

EkoHigjiena

Kaçe vjen te SC Gjilani pas një karriere të pasur në klube të njohura në Greqi si Paok, Panathinaikos, AE Larisa, Aris Saloniki dhe së fundmi te PS Kalamata. Për një sezonë ishte pjesë edhe e klubit të njohur Viktoria Plzen, si dhe te klubi shqiptar Partizani nga Tirana.

“30 vjeçari ishte pjesëmarrës në kampionatin evropian në Francë në vitin 2016 me kombëtaren shqiptare dhe në skuadër vjen si një vlerë e shtuar për repartin e mesfushës”, thuhet tutje  në njoftimin e klubit.

Ai është pritur nga drejtori sportiv i klubit Ertan Demiri, i cili i ka uruar Ergysit mirëseardhje dhe njëherit shumë suksese në objektivat të cilat i ka vënë para klubi SC Gjilani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.