Suksesit të ekipit të vajzave i janë bashkëngjitur edhe ekipi i djemve të Gjilmnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në basketboll, të cilët janë shpallur kampionë rajonalë dhe edhe këtë vit do ta përfaqësojnë Gjilanin në Garat Republikane.
Djemtë e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, në gjysmëfinale kanë mposhtur përfaqësuesit e Komunës së Kamenicës, Shkollën e Mesme “Sejdi Kryeziu” nga Rogana me rezultat 34:14, kurse në finale kanë qenë më të mirë se Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” nga Vitia, të cilët i kanë mposhtur me rezultat 32:15.
Ekipi i djemve në basketboll i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” që është udhëhequr nga Blerim Shala profesor i Kulturës Fizike dhe Sportit është përbërë nga lojtarët Yll Ibrahimi, Eronit Rrahmani, Euron Maliqi, Valton Haliti, Redon Kqiku, Jon Shkodra, Art Rasimi, Yll Qerimi, Orest Junuzi dhe Reis Hashani.
Medaljet dhe kupën për të mirët i kanë dorëzuar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arjeta Rexhepi dhe drejtori i Arsimit në Gjilan, Shpend Nuhiu.
Afrim Selimi, kryetar i Shoqatës së mësimdhënësve të Sportit Shkollor dhe përgjegjës i rajonit për Garat e Sportit Shkollor, ka thënë se me të drejtë pritet nga këta nxënës që të sjellin vende të para edhe nga garat republikane.
Djemtë e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” do ta përfaqësojnë Rajonin e Gjilanit në garat republikane. /2LONLINE/