“7 Marsi” apo Dita e Mësuesit po shënohet edhe në Luginë të Preshevës përmes aktiviteteve të ndryshme të organizuar komunale.
Gjendja e arsimit shqip në këtë rajon vazhdon të mbetet një problematikë në rritje sidomos me mungesën e librave shkollor shqip dhe cilësinë e ulët të arsimit, shkruan Titulli.com.
“Arsimi shqip ballafaqohet me probleme të shumta duke filluar me mungesën e teksteve shkollore, mungesën e kabineteve për lëndë të caktuara, provimi i licencës e probleme tjera janë pengesa të vazhdueshme për zhvillimin dhe avancimin e mësimit në shkollat shqipe, është shprehur për Titulli.com Zejni Fejzullahu, kryetar i komisionit për arsim parashkollor, fillorë e të mesëm pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Në bazë të dhënave nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë mësimet në gjuhën shqipe i vijojnë afro 6482 nxënës në shkollimin fillorë dhe të mesëm, shkruan Titulli.com.
Sipas statistikave të departamentit për arsim në administratën komunale në komunën e Bujanocit për vitin 2017-2018 mësimin në gjuhën shqipe e vijojnë 2759 nxënës dhe janë të angazhuar 385 punëtorë me personel arsimorë dhe ndihmës.
Nga drejtoria e shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore në komunën e Preshevës ,Titulli.com ka mësuar se për vitin shkollorë 2017/2018 e vijojnë afro 4603 nxënës ndërsa janë të angazhuar afro 820 punëtorë arsimorë.
Zakonisht institucionet arsimore në Luginë të Preshevës për ditën e mësuesit organizojnë ahengje nëpër restorante lokale.
Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe me mësues e drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri dhe nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri dhe trojet tjera shqiptare si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.
BURIMI: Titulli.com