Sot, për nder të Ditës Botërore të Shëndetit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka organizuar një varg aktivitetesh.
Duke filluar nga kontrollat e realizuara në shesh, tek tryeza e rrumbullakët për të diskutuar për këtë ditë, si dhe shpërndarja e mirënjohjeve për kontribuesit më të mëdhenj të fushës.
Dita Botërore e Shëndetit – është ditë e cila shënohet në gjithë botën që nga viti 1950. Kremtimi i kësaj dite ka për qëllim vetëdijësimin për një prioritet shëndetësor të përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Motoja e Ditës Botërore të Shëndetit për vitin 2022 është: “Planeti ynë, shëndeti ynë”.
Shëndeti është një e drejtë themelore e njeriut. Çdo person meriton të bëjë një jetë të shëndetshme, pavarësisht nga mosha, gjinia, përkatësia etnike, aftësi të kufizuar, situata ekonomike ose punësimi. /2LONLINE/