Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në xhudo “Tokio 2020”. Ajo ka fituar nga japonezja Funa Tonaki.
“Ndihem e përmbushur. Synoj pjesëmarrjen edhe në dy olimpiada”, ka thënë ajo për RTK-në.
“Distria Krasniqi i solli të artën vetes dhe gjithë vendit tonë, duke na bërë krenarë”, thonë nga Komiteti olimpik i Kosovës..
Është kjo medalja e dytë olimpike, pas të artës së Majlinda Kelmendit në Rio 2016.