DYLON

Gjeneral Rama vizitoi Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe stërvitjen e përbashkët të trupave të saj me pjestarët e FSK-së

Gjeneral Rama vizitoi Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe stërvitjen e përbashkët të trupave të saj me pjestarët e FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e vizitës në ShBA, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s. Gjatë kësaj vizite është takuar me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s gjeneral major Ben Corell ku diskutuan për avancimin e Partneritetit Ndërshtetëror që Kosova ka me këtë shtet të SHBA-së.

Gjeneral Rama falënderoi gjeneralin Corell për mbështetjen dhe bashkëpunimin  për një dekadë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së. Në veçanti, ai çmoi lartë ofrimin e mundësisë historike të zbarkimit të ushtarëve të FSK-së së bashku me Gardën e Iowa-s në misionin paqeruajtës dhe stabilitetit në Kuvajt me çka Kosova është bërë tashmë kontribuuese e sigurisë në Botë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, të dy gjeneralët diskutuan për avancimin e këtij partneriteti, për zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta në funksion të ngritjes së ndërveprueshmërisë dhe aftësive ushtarake për pjesëmarrje efektive edhe në zbarkimet dhe misionet tjera të përbashkëta paqeruajtëse.

Gjatë kësaj vizite Gjeneral Rama vizitoi stërvitjen fushore të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ku ishin të integruar edhe pjestarët e FSK-së, ku u njoftuan nga afër me aftësitë dhe kapacitetet operacionale logjistike dhe ato ajrore të Gardës Kombëtare të Iowa-s. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.