DYLON

Presidentja Osmani: Sot, nëpërmjet Distrias, Kosova shkëlqeu para tërë botës

Presidentja Osmani: Sot, nëpërmjet Distrias, Kosova shkëlqeu para tërë botës
Avatar photo Redaksia

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani iu është gëzuar fitores në finale dhe stolisjes me medalje të artë, të xhudistes kosovare Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike.

“Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë”, ka shkruar Osmani në profilin e saj..

EkoHigjiena

Ja postimi  i saj i potë:

Distria i solli Republikës sonë medaljen e dytë të artë olimpike. Nder e krenari e lumturi e papërshkrueshme.

Ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës.

Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë.

Sot, nëpërmjet Distrias, Kosova shkëlqeu para tërë botës.

Sot dhe përherë, Kosova do të krenohet me ty. Bravo!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.