Komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, Agim Lipovica, ka prit në takim drejtoreshën e Inspeksionit Entela Hyseni dhe drejtorin e Arsimit Shpend Nuhiun, ku kanë diskutuar lidhur me sigurinë për festat e fundit vitit dhe problemin me lojërat e rrezikshme që po qarkullojnë në rrjetin social Tik-Tok në Komunën e Gjilanit.
Komandanti Agim Lipovica, tha se duhet angazhuar bashkërisht në parandalimin e problemeve dhe me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët për festat e fundit dhe në shkolla, ku po paraqiten problem si shkak i lojërave në Tik-Tok.
“Duhet ndërmarrim masa parandaluese me rritjen kontrolleve policore, inspektorëve për festat e fund viti dhe angazhimin e mësimdhënësve në parandalimin e problemeve me lojërat e Tik-Tokut tek nxënësit dhe rritjen e sigurisë”, tha Lipovica.
Drejtoresha e Inspeksionit, Entela Hyseni, tha se do të vazhdon bashkëpunimi i mirë me policinë për festat e fund vitit, për krijimin e një mjedisi të sigurt.
Drejtori për Arsim Shpend Nuhiu, tha se ka kërkuar nga mësimdhënësit e prindërve angazhim maksimal në parandalimin e fenomenit të shkaktuar nga lojërat e rrezikshme që po qarkullojnë në rrjetin social Tik-Tok.
Nga policia dhe komuna, kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët që të kujdesen për sigurinë për festat e fund vitit e po ashtu angazhim lidhur me parandalimin e problemit me lojërat e rrezikshme që po qarkullojnë në rrjetin social Tik-Tok. /2LONLINE/