Më 22.11.2024 Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti Mbledhjen e dhjetë (X-të) të rregullt për këtë vit dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutua performanca e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë.
Pas analizave dhe diskutimeve, Bordi i Drejtorëve unanimisht aprovoi:
● Raportin e Tremujorit të tretë të vitit 2024;
● Raportin e punës për muajin tetor;
Gjatë këtij muaji si çdo muaj tjetër fokusi kryesor i Kompanisë ishte furnizimi i mjaftueshëm me ujë i të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit si dhe si përfundim, bashkarisht u vendos që të vazhdohet me përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të Kompanisë si dhe realizimin e suksesshëm të projekteve investive të planifikuara për vitin 2024. /2lonline/