Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e operatorëve të shërbimeve elektronike dhe Këshillit të Pavarur të Mediave (KPM).
Temë e diskutimeve të përbashkëta ishte parandalimi dhe luftimi i veprimeve të operatorëve ilegal, të cilët, në mënyrë të kundërligjshme dhe përmes ndërhyrjes së paautorizuar janë duke kryer – ofruar shërbime ilegale të internetit dhe TV Kanaleve brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit z. Besim Kelmendi, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe institucionit që përfaqëson për trajtim e shpejtë dhe profesional të rasteve që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie, si dhe ka kërkuar mbështetjen e të gjithë operatorëve të licencuar që të bashkëpunojnë me prokurorinë për identifikimin e të gjitha veprimtarive ilegale, përçka operatorët janë zotuar se do të ofrojnë një mbështetje të tillë. /2LONLINE/