DYLON

Haziri i LDK-së me kritika të ashpra për mospërfshirjen e Akademisë për Rugovën në kalendarin e “Flakës…”

Haziri i LDK-së me kritika të ashpra për mospërfshirjen e Akademisë për Rugovën në kalendarin e “Flakës…”
Avatar photo Redaksia

“Mos përfshirja e Akademisë përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova në manifestimin “Flaka e Janarit” , edhe këtë vit është bërë me urdhër të qeverisë qendrore dhe atyre që e kontrollojnë politikën e Komunës së Gjilanit”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), dega në Gjilan.

Haziri, që është edhe nënkryetar i këtij subjekti në qendër, ka thënë se administratori i tyre në Gjilan është vetëm një marionetë.

EkoHigjiena

“Thyerja e kalendarit të manifestimit për herë të dytë është tregues se kasta e tyre politike sa shumë e urrejnë edhe për së vdekuri Ibrahim Rugovën, themeluesin e kësaj Republike.  Urrejtja nuk ka fituar mbi të mirën asnjëherë. Mosmirënjohësi është më i keqi i llojit të njeriut, por paqja, dashuria dhe respekti për Presidentin historik nuk mund të ndalet”, ka thënë tutje haziri i LDK-së.

Ai shtoi se gjilanasit e Anamorava, si çdo vit, edhe këtë janar do të respektojë e nderojë me përkulje Dr Ibrahim Rugovën.  /2LONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.