Mediana Bislimi koordinatore e Debatit për Gjilan: “Politikat publike nga perspektiva e grave”, mbështetur nga fondacioni gjerman “Friedrich Ebert Stiftung”, dhe realizuar nga Revista Barazia, organizoi në Kuvendin Komunal në Gjilan panelin e katërtë të diskutimit, në kuadër të “politikave lokale nga perspektiva gjinore”.
Panelistët që morën pjesë në këtë debat ishin : Arijeta Rexhepi-Vetëvnedosje Fitore Isufi-AAK Jyksel Gjinolli-Sylejmani-PDK dhe Vjollca Gagica Matoshi-AKR .
Jeta praktike në Kosovë pothuaj nuk përputhet aspak me ligjet, dhe ky ishte fokusimi i gjithë debatit të sotëm. Panelistet dhe mysafirët nga audienca menduan se në ndryshimin e gjendjes ndihmon bashkëpunimi mes grave pa dallim partie, në hartimin e politikave që do ndikonin në avancimin dhe përmirësimin e gjendjes së grave.
Problemet që kryesisht i adresuan ishin: rregullimi i ujit, sigurimin e transportit, themelimin e një zyre për adresimin e dhunës në familje, sigurimin e vendbanimeve për nënat e vetme. Gjërat e zakonshme çka janë kërkuar në gjitha komunat.
Çështja kryesore që u ngrit, ishte të ofrohen shërbime mjekësore falas sa i përket kontrollit të grave dhe vetëdijesimi për kontrollet shëndetësore. Një ndër çështjet më me rëndësi që ato theksuan, ishte themelimi i një qendre rehabilituese për trajtimin psikologjik të grave që kanë qenë të prekura nga kanceri i gjirit.
Vjollca Gagica- Matoshi, nga AAK, kërkoi të punohet në përfaqësim të barabartë në pushtetin lokal.
Arijeta Rexhepi nga Vetëvendosje, theksoi se është e rëndësishme të fokusohen në çështjet që prekin gratë në jetën e përditshme siç janë: rregullimin e ujit, ndërtimin e çerdheve, korsi të veçanta për fëmijët, sigurimin e transportit etj.
Jyksel Gjinolli-Sylejmani nga PDK, kërkoi trajnime profesionale të vajzave që përfundojnë arsimin e mesëm, themelimin e një zyre juridike që do njoftonte gratë me të drejtat ligjore që ato kanë.
Fitore Isufi nga AAK: thotë se e rëndësishme që të krijohen; shoqata, klube të grave ku do informoheshin me të drejtat e grave e sidomos në të drejtën e trashëgimisë.