AAK: Nënshkruhet marrëveshje ndërmjet “VERILUX dhe AAK-së që siguron 500 vende të reja pune

AAK: Nënshkruhet marrëveshje ndërmjet “VERILUX dhe AAK-së që siguron 500 vende të reja pune

Sot në ambientet e selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, u bë nënshkrimi i një “Memorandum Mirëbesimi”, ndërmjet përfaqësuesve të entitetit “VERILUX” të Francës, dhe kreut të AAK-së dhe njëherit kandidatit për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu, në kuadër të besimit të krijuar ndërmjet dy partnerëve.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është besimi i krijuar kundrejt Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe në rast se pas zgjedhjeve të 22 tetorit AAK do të qeverisë me Gjilanin, kompania “VERILUX” në Francë, zotohet që do të tërëheqë investitorë nga Franca në mënyrë që të realizohen këto projekte si në vijim:

• Asistencë financimi dhe në Inxhinieri, për konstruktimin dhe implementimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza (ndotura).

• Në implementimin e një fabrike për prodhimin e poçeve LED LIQUIDES, për përdorim shtëpiak, në Komunën e Gjilanit.

• Fabrikë e prodhimit industrial të ambalazheve ushqimore në Gjilan, 100% biodegraduese

• Krijimin e 500 vendeve të reja të punës.

• AAK në Gjilan në rast që merr pushtetin obligohet që të ndërtoj parkun industrial dhe tu ofroj hapësirë dhe infrastrukturë të mjaftueshme për investitorët.

Ky memorandum i mirëbesimit ka karakter të një marrëveshjeje paraprake dhe lidhet në kuadër të besimit të të dy partnerëve.

Kandidati për të parin e Gjilanit, Rexhep Kadriu tha se kjo është marrëveshja e parë për Gjilanin modern. “Ne zotohemi para qytetarëve se qeverisja e AAK-s në Gjilan, do të jetë në favor të qytetarëve, dhe se marrëveshje të tilla që ndihmojnë në zhvillimin e komunës së Gjilanit, do të bëhen edhe pas 22 tetorit”, tha ai.

Sponsorizuar nga AAK

KOMENTE