DYLON

Behar Fazliu u nderua me çmimin “Kadeti më i mirë ndërkombëtarë”

Behar Fazliu u nderua me çmimin “Kadeti më i mirë ndërkombëtarë”
Avatar photo Redaksia

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nëntogeri Behar Fazliu, pas një trajnimi gjashtë mujor në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell të Mbretërisë së Bashkuar u nderua me çmimin “Kadeti më i mirë ndërkombëtarë”.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e diplomimit të oficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës mori pjesë ambasadori fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, zotëri Lirim Greiçevci.

Çmimi “Kadeti më i mirë ndërkombëtarë” për nëntoger Behar Fazliun, por edhe çmimet tjera të mëparshme janë dëshmi se Forca e Sigurisë së Kosovës është në rrugë të duhur sa i përket ngritjes profesionale të pjesëtarëve të saj, dhe se ky kualitet profesional është duke u dëshmuar edhe jashtë vendit si në; shkollime, trajnime, operacione, por edhe në akademitë më prestigjioze.

EkoHigjiena

Nëntogeri Behar Fazliu, pas kthimit nga Mbretëria e Bashkuar, do të vazhdojë shërbimin në Batalionin e Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë (BRSH) ku është i sistemuar për të dhënë kontributin e tij në zhvillimin dhe profesionalizimin e batalionit, por edhe të FSK-së në përgjithësi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.