Uji i trangujve është një pije shumë e mirë për të përmirësuar shëndetin tuaj.Trangujt përbëhen kryesisht nga uji, i cili është një lëng aq popullor për pastrimin apodetoksifikimin e organizmit. Uji i trangujve ka shije tokësore, freskuese si dhe shumë lëndë ushqyese të tjera dhe përbërës aktivë.
Shkruan: Ajshe Leka
Pirja e ujit të trangujve rrit nivelet e vitaminës C si dhe beta-karoten, mangan, molibden dhe antioksidantë të tjerë të ndryshëm, duke përfshirë edhe cucurbitacin. Trangujt, gjithashtu, përmbajnë silic,që ka një numër efektesh pozitive në trup.
Disa nga përfitimet e shumta nga uji i trangujve, ndër të tjera,përfshijnë shëndetin e lëkurës, humbjen e peshës, sëmundjet kronike, shëndetin kardiovaskular dhe dendësinë e kockave.
Shëndeti i lëkurës
Ka shumë antioksidantë qëgjenden në tranguj dhe që mund të ndihmojnë në shëndetin e lëkurës, pasi antioksiduesit janë në gjendje të neutralizojnë radikalet e lira, të cilat ulin stresin oksidativ, forcën që mund të çojë në rrudha, pika të moshës dhe lëshim të lëkurës.
Humbjae peshës
Përdorimi i ujittë trangujvenënjë pjesë më të madhe të dietës suaj, do të parandalojë ngrënien e tepërt dhe të panevojshme, gjë që ndihmon në humbjen e peshës.
Shëndeti i zemrës
Pirja e ujit të trangujve është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur nivelet e kaliumit, që është një elektrolit jetësor për shëndetin e përgjithshëm. Kaliumi, gjithashtu, vepron si një vazodilator për të reduktuar presionin e gjakut dhe tendosje më të ulët në sistemin kardiovaskular, duke reduktuar kështu rrezikun e aterosklerozës, sulmet në zemër, goditjet dhe sëmundjet koronare të zemrës.
Dendësia e kockave
Edhe pse nuk ka shumë minerale në ujin e trangujve, ai përmban silic dhe mangan, të cilët mund të ndihmojnë në forcimin e eshtrave dhe në zvogëlimin e rrezikut të osteoporozës tek mosha juaj.
Antikancer
Kastravecët përmbajnë një përbërës unik të quajtur cucurbitacin, i cili vepron si një antioksidant i fuqishëm në trup. Në vitet e fundit, ky kompleks ka qenë subjekt i një hulumtimi të madh, me ç`rastështë gjetur se uji i trangujve mund të ulë rrezikun e kancerit të prostatës, ndër të tjera.
Detoksifikimi
Pirja e lëngut të trangujve do të thotë të marrësh një sasi të madhe uji, i cili mund të ndihmojë për të pastruar trupin me anë të urinimit. Kjo do të thotë që toksinat në trupin tuaj do të mënjanohen më shpejt, duke reduktuar tendosjen në sistemin tuaj metabolik.
Forcimi i muskujve
Një nga komponentët unik të ujit të trangujve, është silici, i cili është një mineral që rrallë diskutohet në raport me shëndetin e njeriut. Megjithatë, është një pjesë vitale e indit lidhës në trup dhe mund të ndihmojë në rritjen e muskujve.
Si përgatitet uji i trangujve?
Përgatitja e ujit të trangujve në shtëpi, është metoda e preferuar, sepse është e lirë dhe shumë e lehtë për t’u bërë.
Hapi 1: Pastrojeni dhe fërkojeni një tranguj (3-4 feta për një gotë, ose një trangull i plotë për një shtambë).
Hapi 2: Mbusheni një shtambë xhami me ujë të ftohtë dhe shtoni trangujt në të.
Hapi 3: Hidhini akull për të mbajtur trangujt e zhytur në ujë.
Hapi 4: Lëreni këtë pije të qëndrojë për të paktën 10-15 minuta para se të konsumohet.
Hapi 5: Kjo pije mund tëjete efektive vetëm 24 orë.