Dinamo i Zagrebit ka paralajmëruar se do t’i dhurojë të gjitha paratë e mbledhura nga shitja e biletave në ndeshjet kundër Varazhdit dhe Lokomotivës, për te prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjete sociale.
Ata thonë se kjo do të bëhet përmes një llogarie speciale, ku të gjitha të ardhurat do të shkojnë për viktimat që mbetën nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.