DYLON

Shaqiri nuk po e mendon largimin nga Liverpooli, “Jam i lumtur këtu”

Avatar photo Elife Sherifi

Futbollisti i njohur gjilanas, Xherdan Shaqiri nuk po e mendon largimin nga Liverpooli.

Ishte raportuar se atë po e kërkon Arsenali, dhe se ai po e mendon largimin për shkak të minutave të paktë që po merr nga Jurgen Klopp, por ai është i lumtur te Kampionët e Evropës.

“Jam shumë e lumtur këtu. Kam një kontratë të gjatë me Liverpoolin dhe jam i përqendruar vetëm këtu. Nuk kam ndonjë arsye të largohem nga këtu, pasi ky klub është i veçantë”, deklaroi Shaqiri.

EkoHigjiena

Për shkak të dëmtimeve, Shaqa ka bërë këtë edicion vetëm 5 paraqitje dhe ka shënuar një gol. Klopp, pas ndeshjes me Everton, i kërkoi falje shqiptarit që s’kishte luajtur për një kohë të gjatë edhe kur s’kishte qenë i lënduar, duke i premtuar më shumë minuta tani e tutje.

28-vjeçari ka kontratë më Liverpoolin, deri në vitin 2023.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.