Pra ky është prioriteti i prioriteteve të premtuara për arsim në fushatën parazgjedhore. E për këtë dikush duhet të jep llogari, sepse sikur te ishin shterur të gjitha këto burime për zgjidhjen e këtij problemi, sigurisht se kishim qenë edhe ne me konstruktiv pasi që edhe ne, shumica këtu jemi mësimdhënës dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e edukimit dhe arsimimit të brezave të rinj.
Leonora Morina – Bunjaku
Jemi thellësisht te shqetësuar se si nuk e morët parasysh asnjëherë një debat publik të kërkuar me muaj të tërë nga unë personalisht dhe PDK-ja, që me të gjithë akterët e mundshëm, të kontribuonim për mbarëvajtjen e shkollës së Agrobiznesit , para se te ja vëni drynin shkollës e cila kushtoi me mbi 2 milion € investime nga DANIDA dhe komuna, në qeverisjen e kaluar.
Pushteti aktual nuk i mori masat e nevojshme për të parandaluar mbylljen e shkollës, ju vazhdimisht potencuat zgjidhjen e këtij problemi duke braktisur objektin siç pretenduat edhe me drejtimet e gjimnazit dhe ekonomisë në paralelet në Zhegër…
Jo te gjitha komunat e kane pasur këtë privilegj, të kanë një shkollë të tillë me të gjitha kushtet e plotësuara si për zhvillimin e mësimit teorik, po ashtu edhe atë praktik. Mirëpo ja qe nuk praktikuat politikat e duhura zhvillimore për ta avancuar por vetëm për ta degraduar.
Ju si institucion sa herë kërkuat ndihmë dhe sa herë e keni njoftuar ministrin e arsimit se kjo shkollë po rrezikohet të mbyllet ? – Ju sa here keni mbajtur takime apo debate publike me komunitetin e asaj lagje për të i vetëdijesuar për rëndësinë e saj? – Ju çfarë mbrojtje dhe siguri ju keni ofruar atyre nxënësve dhe mësimdhënësve? – Ju çfarë transporti ju keni ofruar dhe krejt në fund sa herë keni organizuar dhe çfarë keni bërë për t’i vetëdijesuar qytetarët për rëndësinë e shkollës së Agrobiznesit e cila me përfundimin e saj do te ja mundësonte qytetarëve punësimin dhe në të njëjtën kohë do ta ulte shkallen e papunësisë dhe do ta mundësonte ngritjen e zhvillimit ekonomik.
Ju realisht keni ndihmuar duke i hapur edhe dy paralele në shkollën e mjekësisë në vazhdimësi, duke shtuar numrin e nxënësve në drejtime të tjera pa kurrfarë kriteri.
Në të njëjtën kohë, më së shumti keni punësuar militantë në arsim dhe tani se fundi bartja e tyre ne shkollën teknike ka vështirësuar mbarëvajtjen e procesit edukativ dhe arsimor sepse tani aty punohet prej dy ndërrimeve në tre, prej orës 45min-30min.
Pra ky është prioriteti i prioriteteve të premtuara për arsim në fushatën parazgjedhore. E për këtë dikush duhet të jep llogari, sepse sikur te ishin shterur të gjitha këto burime për zgjidhjen e këtij problemi, sigurisht se kishim qenë edhe ne me konstruktiv pasi që edhe ne, shumica këtu jemi mësimdhënës dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e edukimit dhe arsimimit të brezave të rinj.
/autorja është anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kjo është fjala e saj në seancën e fundit të Kuvendit për çështjen e shkollës bujqësore në Gjilan/