DYLON

Zëvendësministri Musa viziton Qendrën e Ortoprotetikës në QKUK

Qendrën e Ortoprotetikës
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Shëndetësisë Rrustem Musa vizitoi sot Qendrën e Ortoprotetikës në QKUK, ku u njoftua për së afërmi me procesin e riparimit dhe vendosjes së protezave për kategoritë e Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës.

Zëvendësministri Musa i njoftoi profesionistët në Qendrën e Ortoprotetikës, se MSh ka formuar Komisionin e Vlerësimit për furnizim me proteza për këto kategori, komision ky që do të bëjë vlerësimin se cilët kanë nevojë për riparim të protezave dhe kush për proteza të reja.

Ministria e Shëndetësisë do të përkrah Qendrën me furnizim të protezave dhe riparimin e protezave të dëmtuara sipas mundësive buxhetore, duke u bazuar në kërkesat e vet Qendrës së Ortoprotetikës në bashkëpunim, dhe bazuar në nevojat e kategorive të Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës, si dhe do të mundësojë riparimin e protezave të dëmtuara.

EkoHigjiena

Kjo vizitë është bërë me qëllim të njohjes për së afërmi me nevojat e kësaj Qendre dhe, po ashtu, përcjelljen e mesazhit te këto kategori se MSh do t’i përkrah me qëllim të realizimit të shërbimeve për kujdes shëndetësor e social.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.