Shkruan: Bekim Thaqi
Dik Marti, viktimë e atyre që e shtyrën për akuza ndaj shqiptarëve gjoja për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë.
1. Shërbimet sekrete që kurdisin ngjarje të tilla fillimisht e paguajnë ose e bëjnë për vete me anë të ideologjisë personin target dhe nëpërmjet tij mundohen ta plasojnë propagandën apo faktet e rreme që iu shërbejnë kauzës së tyre.
2.Në momentin që shërbimet sekrete mendojnë se personi që fillimisht ju ka ndihmuar për propagandë apo për plasimin e e fakteve të rreme nuk është më i nevojshëm për ta apo vdekja e tij mund të shkaktojë dobi për kauzën e tyre atëherë mund të vendosin edhe për eliminimin fizik të tyre.
3.Dik Marti e ka ditë në çfarë valle po hyn dhe besoj se vendimin e ka marrë duke qenë i kthjellët nëse veç shërbimi sekret konkret nuk e ka pas në dorë ndonjë informatë inkriminuese për të apo ndonjë të dhënë tjetër me të cilin e ka shantazhuar.
Megjithëkëtë dëmi që Dik Marti i ka bërë Kosovës është i madh, veçanërisht në arenën ndërkombëtare. Kosova si shtet me organet e sigurisë së saj duhet të jetë më aktive në mbrojtjen kundër shërbimeve armike si dhe personaliteteve të tilla si Dik Marti dhe të reagojë para se dëmet të jenë të pariparueshme e që shpeshherë janë. /2LONLINE/