Policia e Kosovës ka bërë me dije se në fshatin Domorovc të Ranillugut, raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe prej 10 hektarësh me mal.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore si dhe njësiti i zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin”, thuhetn ë raportin e policisë.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori i shtetit si dhe komisioni i situatave emergjente.