Zv. Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Arian Daci ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Germin.
Në tryezën me temë: “Diaspora kërkon rol në të ardhmen e Kosovës” zv. Daci tha se zgjedhjet e fundit lokale kanë faktorizuar votën e Diasporës në Kosovë.
“Përpara së gjithash, te themi një të vërtetë të madhe. Ne si ministri në krye me zv. Kryeministrin Dardan Gashi, për ta çuar përpara një nismë të këtillë i referohemi vullnetit politik të deputetëve të Parlamentit Kosovës. Nëse partitë politike dhe ato në opozitë do ta japin mbështetjen e tyre, atëherë Ministria e Diasporës dhe investimeve strategjike është e gatshme të ecim përpara” – ka thënë zv. Daci.
Me këtë rast, deputetët që përfaqësonin partitë politike pozitë dhe opozitë në këtë tryezë, kanë dhënë mbështetjen e tyre për të çuar proceset me Diasporën – përpara.
Në kuadër të kësaj tryeze, organizuesit kanë publikuar dhe një raporti preliminar për diasporën shqiptare në Gjermani rreth të drejtave politika dhe sociale të tyre.