DYLON

Ministri dhe komandanti i FSK-së pritën në takime të ndara komandantin e KFOR-it

Ministri dhe komandanti i FSK-së pritën në takime të ndara komandantin e KFOR-it
Avatar photo Redaksia

Ministri Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sot pritën në takime të ndara komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci.

Ministri Berisha dhe gjeneral Rama, gjatë takimeve që zhvilluan me gjeneralin Cuoci, folën për bashkëpunimin e mirë dhe të ngushtë të MFSK/FSK-së me KFOR-in, si dhe u zotuan për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Ministri Berisha, komandantit të KFOR-it, i shprehu dëshirën e tij dhe të Ministrisë që ai drejton, për të rritur bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve në dobi të sigurisë në vend dhe në të mirë të gjithë qytetarëve.

EkoHigjiena

Krahas kësaj, ministri Berisha foli edhe për kapacitetet operacionale të FSK-së, duke shprehur gatishmërinë e FSK që me disa nga kapacitetet e saj të kontribuojë për paqe në rajon dhe më gjerë. Po ashtu, foli për suksesin e arritur të FSK-së për sa i përket integrimit të komuniteteve në radhët e saj, në veçanti të komunitetit serb.

Më tej, ministri Berisha shpalosi idenë e planit të transformimit të FSK-së, i cili proces parashihet të ndodhë me ndryshime kushtetuese, me konsensus të plotë të faktorit të brendshëm dhe në koordinim me NATO-n dhe partnerët strategjikë të Kosovës.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci përgëzoi udhëheqësit e FSK-së për rezultatet e arritura deri më tani dhe shprehu përkrahje të parezervë dhe zgjerim të fushave të bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjenerali italian në krye të KFOR-it, gjeneral Cuoci, në fund tha se KFOR-i do të vazhdojë të jetë këtu për aq sa do të ketë nevojë, ndërsa sa i përket transformimit të FSK-së, ritheksoi rekomandimin e NATO-s, se Kosova duhet të vendosë vet si një vend sovran mbi të ardhmen e Forcës së saj, dhe këtë duhet ta bëjë në harmoni me Kushtetutën dhe përfshirjen e të gjithëve në proces.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.