Me siguri këtë këngë e kanë dëgju ‘krejt’. Michael Jackson na e ka lënë një trashëgimi komponimesh e këngësh të nivelit të lartë.
Ridvan Bunjaku
Pasioni i tij vërehet në secilën këngë, në secilin spot, madje në secilin takt të këngës.
Kënga i referohet atyre që quhen groupie, admiruesve që duan të flenë me performuesit e grupit. Ajo fillon me tinguj jashtëtokësorë dhe me publik koncerti në sfond:
Oh jo . . .
Oh jo . . .
Oh jo . . .
Kurrë nuk do të ma mbushësh mendjen të rri
Prandaj hiqmu qafe
Ta di secilën lëvizje
Pra a po më lë rehat
Kam qenë këtu hera tjera
Por isha tepër i verbër të shoh
Se ti e josh çdo mashkull
Kësaj radhe nuk do të më joshësh mua
Ajo thotë “Në rregull
Hej loçkoman, bëj ç’të duash
I kam gjërat që i do
Jam ajo që të duhet”
Më shikoi drejt në sy
Po më prek që t’ia nisim
Thotë se s’ka kthim prapa
Më kurthoi në zemrën e vet
Diana e pistë, jo
Diana e pistë, jo
Diana e pistë, jo
Diana e pistë
Më lër rehat!
Oh jo . . .
Oh jo . . .
Oh jo . . .
Asaj i pëlqejnë djemtë në bend
E di se kur vijnë në qytet
Admiruese e secilit muzikant
Pasi të bie perdja
I pret te dyert e prapaskenës
Ata që kanë prestigj
Që premtojnë pasuri e famë
Një jetë kaq të pabrenga
Ajo thotë “Në rregull
Hej loçkoman, bëj ç’të duash
Do të jem lodra jote e dashur e natës
Do të jem budallica që mund ta tallësh
Dhe nuk më intereson se ç’thua
Dua të shkojmë tepër larg
Do të jem gjithçka e jotja
Nëse më bën yll”
Diana e pistë, jo
Diana e pistë, jo
Diana e pistë, jo
Diana e pistë . . .
Diana e pistë, jo
Diana e pistë, jo
Diana e pistë, jo
Diana e pistë . . .
Këtu kënga ‘nxehet’ me një solo të pakursyer me kitarë në sfond:
Diana!
Diana!
Diana e pistë!
Është Dia . . . Aa . . . A . . .
Mos ia nxirr fundin!
Kënga kthehet në qetësinë e fillimit. Disa harqe mëshiruese megjithatë e rrisin pak dramaticitetin. Këngëtari qan duke vuajtur.
Ajo tha “M’duhet t’shkoj n’shtëpi
se jam vërtet e lodhur, e di
Por urrej të fle vetëm
Pse s’po vjen me mua”
Thashë “E kam të dashurën në shtëpi
Me siguri është e shqetësuar sonte
Nuk kam thirrë në telefon t’i them se jam mirë”
Diana m’u afrua
Tha “Sonte jam e tëra e jotja”
N’atë vrapova te telefoni
Duke thënë “E dashur jam mirë”
Thashë “por çile derën
se e harrova çelësin”
Ajo tha “Ai nuk po kthehet
se po fle me mua”
Diana e pistë, jo
Diana e pistë, jo
Diana e pistë, jo
Diana e pistë, jo
Diana e pistë, jo
Diana e pistë, jo
Diana e pistë, jo
Diana e pistë . . .
Kënga nxehet edhe më shumë duke mbaruar me solo, tinguj të tjerë ‘jashtëtokësorë’, thirrje ‘Diana’ etj.:
Mos ia nxirr fundin!
Mos ia nxirr fundin!
Mos ia nxirr fundin!
Mos ia nxirr fundin…!