Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Kamenicë, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGj), dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Kamenicë, do të organizojë aktivitetin vullnetar të Dhurimit të Gjakut.
Sekretari i Kryqot të Kuq në Kamenicë, Rexhep Morina ka bërë me dije se aksioni do të zhvillohet, më: 18.06.2019, e Martë, prej orës 10.00, te parku i qytetit
“Andaj i njoftojmë të gjitha institucionet vendore,OJQ-të, mediat, dhe qytetarët që janë të interesuar që ti bashkëngjiten këtij aktiviteti vullnetar janë të mirëseardhur. – DISA PIKA GJAK, PËR TY ASGJË – PËR MUA JETË”, ka thënë Morina.